Loading...

Një vazjë adoleshente humbi jetën, teksa eci para autobuzit, me mendjen te telefoni. Sian Ellis, 15 vjeçarja britanike, po kthehej në shtëpi, kur autobuzi i shkollës e shtypi.

Ajo pati dëmtime në kokë, kraharor dhe kurriz dhe vdiq në spital, siç reporton dhe Leicestershire Live.

Fëmijët në autobuzin e shkollës që dëshmuan ngjarjen thanë se vajza ishte totalisht e fokusuar në telefonin e saj dhe madje kishte vënë dhe kufjet.

Policët u shprehën se shoferi nuk mund të bënte asgjë, pasi vajza doli përpara tij. Gjithsesi u zbulua se 62 vjeçari që ngiste autobuzin nuk kishte patentë për të përdorur një autobuz shkolle.

Prindërit e 15 vjeçares, të shkatërruar, shpresojnë që kjo të shërbejë si një paralajmërim për adoleshentët kudo dhe varësisë së tyre nga telefonat.

Loading...