Nëna e menaxherit Pep Guardiola ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Manchester City-t me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Dolors Sala Carrio ka ndërruar jetë në Barcelonë, ​​në moshën 82-vjeçare.

““Familja e Manchester City-t me hidhërim të thellë njofton vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrió në Manresa, Barcelonë, pasi ishte e infektuar me koronavirus. Ajo ishte 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e klubit.