Loading...

Historia e Sierra Strangfeld është një ndër historitë më të trishta që mund të keni lexuar, por edhe më frymëzuese në të njëjtën kohë.

Djali i saj vdiq tre orë pasi erdhi në jetë. Ai vuante nga një sëmundje shumë e rrallë e quajtur “Trisomia 18”. Por Sierra për t’i mbijetuar dhimbjes nëna bëri një gjest mjaft human.

Qumështin e gjirit, ajo e dhuroi për fëmijët e braktisur. Në një intervistë që ka dhënë ajo ka treguar se si është ndjerë kur ka parë djalin e saj, i cili jetoi vetëm tre orë:

Duart e këmbët i kishte të mbledhura, ishte i vogël, por ashtu ishte perfekt. Luftoi aq shumë që të mund të na njihte. Fëmija jonë erdhi në jetë për një arsye.”
Më tej ajo ka thënë se ndihej mirë që kishte dhuruar qumështin e saj të gjirit dhe se kjo e kishte ndihmuar të kalonte dhimbjen e madhe.

Loading...