Ardian Vreto, punonjës në policinë Bashkiake në Përrenjas humbi jetën dje në një aksident me makinë, ku u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Ardian Vreto është vëllai i kreut të PD-së, në Prrenjas, Bujar Vreto, i cili ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Vreto shkruan për vdekjen e vëllait fjalët me të ndjera: “Ardian ku po shkon vëlla? Ne jemi të tre, pse Zot, pse? Zoti të mori pranë vetes”, shkruan Vreto.

Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një punonjës i Policisë Bashkiake, Ardian Vreto 45-vjeç drejtues i mjetit tip “Ford”.

Ndërkohë tre persona të tjerë kanë mbërritur të plagosur në Spitalin e Prrenjasit ku po marrin ndihmën e parë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë 2 makina dhe sipas Policisë, Vreto I cili është vëlllai i kryetari të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos ka ndërruar jetë në Spitalin e këtij qyteti.