Loading...

Një 27-vjeçar, banues në Tiranë ka tentuar të grabisë një banesë në Tiranë, konkretisht në rrugën “Siri Kodra”. Ai ka hyrë në ambientet e shtëpisë ku më pas është konfrontuar me të moshuarin, të cilin e ka goditur duke i shkaktuar disa fraktura të vogla.

Kanë qenë qytetarët që kanë dëgjuar ulërimat e 63-vjeçarit dhe menjëherë kanë telefonuar policinë. Në pranga ra i riu me iniciale E. M.

27-vjeçari u përpoq të largohej nga vendngjarja, por ishte shumë vonë pasi policia ndodhej pranë banesës së të moshuarit.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë në Itali dhe vjedhje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Loading...