Drejtori i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj, është fotografuar ditën e djeshme duke hyrë te Spitali Infektiv, ku po marrin mjekim personat e prekur me koronavirus, prej ku rezulton të jetë infektuar edhe vetë me COVID-19.

Në fotohihet drejtori Brataj teksa futet tek Infektivi, ndërsa mban vetëm një maskë në fytyrë.

Siç është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, tek Infektivi po trajnohen 59 persona të infektuar, ndërsa brenda këtij spitali duhet të futet vetëm presoneli mjekësor me veshjet përkatëse.

Ministrja e Shëndetësisë ka konfirmuar se COVID 19 ka prekur edhe kreun e urgjencës. Përmes një postimi në facebook, Manastirliu shkruan se Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Sipas saj, Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij, në gjendje të stabilizuar.

Postimi i plote:

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!