Loading...

Nëna e një vajze të vogël ka rrëfyer mjaft e shqetësuar se çfarë i ndodhi teksa i bleu të bijës një kukull për Krishtlindje. Ajo thotë se lodra e fëmijës së saj ishte e mbushur me kokainë.

Mamaja, Elizabeth Faidley tregon se ajo dhe e bija, Ellie, ngelën të shtangura dhe tepër të mërzitura pasi vunë re që kukulla në formë sirene nuk ishte siç ato kishin menduar. Ishte një kukull që i kishte sytë mjaft të frikshëm.

Mum Accidentally Buys Cocaine-Filled Mermaid Doll As A Gift For Daughter

Në mënyrë që ta bënte kukullën, të cilës i vunë emrin Prela, që të dukej më e paraqitshme, Elizabeth sugjeroi që t’ia lyenin flokët me të verdhë. Megjithatë, edhe pse u munduan ta zbukuronin, kukulla vijonte të dukej e shëmtuar.

Teksa po kërkonte në internet, Elizabeth zbuloi një lloj “spitali” për kukullat, ku dërgoheshin kukullat dhe pelushët e dëmtuar, e më pas ua kthenin pronarëve në gjendje të mirë. Kështu, ajo vendosi të çonte aty kukullën e së bijës, për të marrë më pas një sirenë bukuroshe.

Mum Accidentally Buys Cocaine-Filled Mermaid Doll As A Gift For Daughter

Mirëpo, teksa kaluan disa javë pa kontakt nga spitali i kukullave, Elizabeth mori një mesazh nga ana e policisë së Secaucus, në të cilin thuhej se oficerët duhej të kontaktonin sa më parë me të.

Gruaja tregon:

Dedektivët më thanë se ishin telefonuar nga spitali i kukullës atë mëngjes. Kur ata kishin hequr nga vendi kokën e Perlës, në mënyrë që të rregullonin lëkurën e sirenës, kishin gjetur rreth 60 gramë kokainë të fshehur brenda saj. Fillimisht policët dyshuan se droga ishte imja. Unë kundërshtova menjëherë dhe thashë se kurrë nuk kam parë kokainë në jetën time”.
Ishte pak e vështirë që gruaja të bindte policët se nuk kishte qenë ajo që kishte futur kokainën brenda kukullës, megjithatë, pas hetimesh të shumta, u dol në përfundimin se kukulla e shëmtuar si sirenë, të cilën Elizabeth i kishte blerë për ditëlindje të bijës, kishte qenë e mbushur që më parë me lëndën narkotike.

Loading...