Një i dehur është përpjekur të krijojë incidente në qendrën e votimit 25311 në Bashkinë Cërrik. Ai ka tentuar të hyjë disa herë në ambientet ku zhvilloheshin votimet.

Ai është nxjerrë jashtë nga forcat e sigurisë. Edhe kryetarja e komisionit të QV është shprehur se votimi ka qenë i qetë dhe përveç këtij rasti i cili është neutralizuar në kohë, nuk ka pasur asnjë incident tjetër.

“Erdhi me dru në dorë dhe e nxorëm jashtë. Votimi po ecën shumë mirë, qetësi absolute”, shpreh kryetarja e komisionit të QV për Report tv.

Loading...