Loading...

“Ju lutem mos më lini vetëm sërish, jam shumë e frikësuar.”

Këto janë fjalët e fundit të 15-vjeçares rumune, të cilës iu hoq e drejta e lirisë më pas iu mor jeta nga një 65-vjeçar.

E mitura, Alexandra Macesanu, u shpall e zhdukur muajin e kaluar, pasi hipi në një makinë me një të panjohur për të shkuar në shtëpi.

Duke përfituar nga naiviteti i vajzës, mekaniku Gheorghe Dinca, e dërgoi atë në shtëpinë e tij në Caracal, 145 kilometra nga Bukureshti.

Në një moment, kur personi që i hoqi paligjshmërisht lirinë nuk ndodhej në banesë, 15-vjeçarja arriti të telefononte policinë 3 herë.

Audio dhe transkriptimet e thirrjeve telefonike të Alexandra-s ndaj policisë janë publikuar në faqen e Facebook-ut të dajës së saj.

Disa nga fjalët e saj ishin:

Ju lutem mos më lini vetëm sërish, jam shumë e frikësuar. Ju lutem ejani sa më shpejt, ai do të kthehet.”
Por agjentja e policisë që ishte në recepsion nuk i kushtoi shumë rëndësi telefonatave të vajzës.

Ajo iu përgjigj:

Nuk mund të merrem me ty, kam telefonata të tjera.”
Nëse telefonata e saj do të merrej seriozisht, policia do të kishte mbërritur brenda pak minutash në vendin ku mbahej e mitura.

Për shkak të kësaj neglizhence, 15-vjeçarja u gjet e pajetë nga policia pas 19 orësh.

65-vjeçari i mori jetën adoleshentes, për shkak se telefonoi tre herë 112.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Rumani. Mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë.

Shefi i Policisë, Ioan Buda dhe dy oficerë të tjerë të policisë lokale u detyruan të jepnin dorëheqjen.

Loading...
Loading...