Loading...

Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u ndje keq gjatë një ndeshje futbolli me miqtë e tij.

Ngjarja ndodhi në Treviso, ndërsa mësohet se djali humbi ndjenjat dhe u përplas në tokë ndërsa po luante.

Sipas medias vendase dyshohet se 21 vjeçari shqiptar ka pësuar probleme kardiake. A.N, me origjinë shqiptare ndodhet aktualisht I shtruar një njësinë koronare në spitalin Ca’Foncello në Treviso në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhet paraditen e sotme, vetëm 20 minuta pasi ndeshja kishte filluar.

Miqtë filluan ti bënin masazh, ndërkohë që I riu humbi edhe koshiencën.

Thuhet se i riu vuante që nga vogëlia me probleme kardiake, për këtë arsye e kishte të ndaluar të sforcohej në aktivitete sportive.

Loading...