Modelja e njohur italiane, Sara Croce, ka treguar së fundmi se ka komunikuar me yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo. E ftuar në emisionin “Rivelo” ajo tregoi për rastin kur sulmuesi i Juventusit u përpoq ta bënte për vete.

Sara tha se kishin komunikuar në whatsapp dhe se numrin e kishte marrë nga një person i përbashkët. Në fillim modelja nuk e kishte besuar që ishte ai, mirëpo këtë e vërtetoi më vonë.

Ajo shton se asnjëherë nuk do të dilte me një futbollist.

Sara tregoi:

Ronaldo më ka shkruar. Ai u shkroi gjysmës së Milanos, vajzave të famshme dhe jo të famshme. Nuk do të shkoja kurrë me një futbollist, pasi të jesh me një futbollist është sinonim i brirëve të kafshës. Një person i përbashkët i dha numrin tim të telefonit. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte në Instagram. më bllokoi dhe kështu kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë, pasi nuk kishte foto në whatsapp.
Ndërkohë nuk u kuptua nëse kjo kishte ndodhur në kohën kur Cristiano ishte në lidhjeme partneren aktuale Georgina Rodriguez apo në kohën kur ishte Leggo.it