Loading...

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Elbasanit ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena” tek lulishtja në bulevardin Aqif Pasha.

Sipas të dhënave, 23 –vjeçari Kei Piu ka qenë duke udhëtutar me fuoristrdën me targë AA 767 XO. Kur është ndalur në një lokal në bulevardin kryesor, ai është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një person.

Për pasojë 23-vjeçari ka marrë 3 goditje në trup. Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën përreth me synimin për të identifikuar dhe kapur autorët.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti. Veç provave të tjera, grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të bizneseve përgjatë rrugës ku ndodhi përplasja. Këto  pamje pritet që të japin të dhëna të sakta për të identifikuar autorët.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...