Përfaqësues të Komitetit Mysliman Shqiptar, Myftiu i Librazhdit Taulant Bica, Deputeti Balla dhe Kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra inaguruan Xhaminë e re të fshatit Zdranjsh Katund në Librazhd pikërisht në vigjilje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Para besimtarëve të këtij fshati, Balla falenderoi Komitetin Mysliman Shqiptar dhe donatorët të cilët kanë bërë të mundur që në çdo fshat të Librazhdit të ketë një xhami.

 

“Në shumë fshatra, aty ku po ndërtojmë xhami, edhe me mbështetjen e donatorëve, po ndërtojmë edhe shkolla. Në Zdranjsh kemi dy shkolla të reja dhe një xhami. Gjë më të bukur nuk ka, shkolla e fëmijëve dhe shkolla e shpirtit. Le të jetë ky muaj, i Madhërueshëm i Ramazanit një moment i rëndësishëm reflektimi nga të gjithë ne për të qenë më të mirë, për të qenë më bashkëpunues, më të hapur ndaj halleve dhe problemeve pasi Muaji i Ramazanit është një muaj që i bën njerëzit më të mirë, më të kujdësshëm ndaj halleve dhe probleme.”

 

Të emocionuar janë shprehur banorët e fshatit Zdranjsh Katund të cilët e kishin pritur ndërtimin e xhamisë së re për shumë vite. Edhe më me fat ndihet hoxha i moshuar i kësaj xhamie i cili mbajti edhe faljen e parë në këtë ambient të denjë për besimtarët e këtij fshati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here