Loading...

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i dha titullin “Qytetare Nderi” Znj. Arzie Sadiku “Për kontributin e dhënë në fushën e infermierisë”.
Arzie Sadiku për 48 vite me radhë u shërbeu pacientëve të saj dhe nuk ka familje në Elbasan që të mos ketë ndjerë praninë dhe kontributin e saj. Titulli “Qytetare Nderi”, Znj Sadiku ju dha nga Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Z. Altin Idrizi.
Vetë znj. Sadiku e emocionuar falenderoi të gjithë ata që në këto vite i kanë qëndruar pranë duke e ndihmuar të rritet profesionalisht, sidomos familja. Arzie Sadiku ishte një nxënëse e shkëlqyer, menjëherë pas shkollës ajo u punësua në spitalin e Elbasanit, punë të cilën do ta vazhdonte gjithë jetën e saj, duke u shquar për përkushtim dhe devotshmëri në kryerjen e detyrës.

Loading...
Loading...