Padyshim që të gjithë e mbajnë mend sulmuesin legjendar të Brazilit, Romario, i cili shënonte gola pafund me “Selecaon”.

Ai u tërhoq nga futbolli në moshën 43 vjeçare, ndërsa në karrierën e tij ka mbajtur veshur fanellat e Barcelonës, PSV-së dhe shumë klubeve të tjera.

Romario vijon të jetë ende shumë aktiv, kësaj here jo në futboll, por në aventura të reja dashurie.

53-vjeçari është duke shijuar një romancë me modelen braziliane Ana Kroline Nazario, e cila është 22 vite më e vogël se ish-sulmuesi.

Kjo e fundit i ka dedikuar një status romantik në rrjetet sociale brazilianit.

Ajo i shkruan:

Zemër, në jetë asgjë nuk vjen rastësisht, pasi ka gjithmonë një arsye. Njerëzit hyjnë në jetët tona për motive të caktuara dhe për të na mësuar diçka, ndërsa ti më ke mësuar të dashuroj. Vetëm unë e di çfarë ndjej për ty”.