Loading...

Pak orë pasi u vetëdorëzua në polici, Noel Dishi ka pranuar që ka qëlluar me armë në drejtim të mikut të tij Vilson Tafçiu, pak ditë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet.

Dishi është shprehur se me Tafçiun kanë qenë miq, dhe njiheshin prej vitesh, ndërsa shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit ku viktima e kishte sharë nga nëna.

Dishi është shprehur se sapo është kthyer nga Franca ku ka qenë dhe me Vilsonin, ka kërkuar qëtë takojë mikun e tij, por ky i fundit e ka ofenduar në drejtim të familjes së tij.

Autori i krimit shton se është shumë i penduar për vrasjen, ndërsa thotë se për disa ditë është fshehur në një hotel në zonën e Kavajës.

Ndërkohë që autori ka pranuar pa kurrfajë vështirësie që ai lëvizte gjithmonë me armë, edhe pse kjo në vendin tonë përbën shkelje ligjore.

Dyshohet se të dy të rinjtë të jenë përfshirë në trafikun e drogërave në Francë, dhe për këtë kishin vuajtur dhe disa vite dënim atje, dhe më pas ishin deportuar drejt Shqipërisë.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek artisti për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Une lëvizja gjithmone me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna dhe motra.

U ndjeva shumë i ofendur për shkak të maredhenies që kishim pasur. Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje, Vilsonin e kam pasur si të familjes. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.

Loading...