Loading...

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Plazhin e Durrësit ku një adoleshente është përdhunuar nga një 18-vjeçar.

Burimet nga policia e Durrësit kanë bërë të ditur se dy të rinjtë kanë qenë të njohur më parë përmes rrjeteve sociale, si Instagram nga ku kanë komunikuar për një periudhë kohe.

Pas bisedave në Instagram, ata e kanë lënë të takoheshin me njëri-tjetrin dhe të njiheshin në kafe.

Por pas takimit në kafe, djali 18 vjeç me inicialet D. M., akuzohet se ka përfunduar adoleshenten.

Lidhur me ngjarjen, policia ka sekuestruar si prova telefonat dhe bisedat që dy të rinjtë, nxënës shkolle, kanë bërë në rrjete sociale.

Ndërkohë që 16-vjeçarja do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

‘Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme’, njoftoi më herët policia e qytetit bregdetar.

Loading...