Deri tani jashtë kufijve, përveç rastit të Maqedonisë, ndërruan jetë edhe dy shqiptarë pak ditë më parë në Itali dhe tre në SHBA.

Një punëtor nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Maqedoni nga koronavirusi. Viktima është 44-vjeç dhe sipas te dhenave eshte nga Fieri.Shqiptari punonte në ndërtim në Kavadar, zonë në të cilën kishte marrë edhe një banesë me qira, ku jetonte i vetëm.

Prej datës 31 mars, ai nuk kishte shkuar në punë. Tre shokët me të cilët kishte shkuar në Maqedoni ngritën shqetësimin te autoritetet. Policia i shkoi në banesë, ku e gjeti pajetë. Nga autopsia rezultoi se shqiptari kishte qenë prekur me koronavirus, por nuk kishte kërkuar ndihmë sipas autoriteteve. 44-vjeçari dyshohet se kishte ndërruar jetë prej të paktën tre ditësh.

Ndërkohë që pesë efektivët e policisë që i shkuan në banesë dhe e gjetën të vdekur janë izoluar, në pritje të analizave nëse janë prekur me koronavirus, pasi shqiptari rezultoi se ishte i infektuar. Deri tani jashtë kufijve, përveç rastit të Maqedonisë, ndërruan jetë edhe dy shqiptarë pak ditë më parë në Itali dhe tre në SHBA.