Ka shkuar në 21 numri i personave që kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusi në Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, i cili konfirmoi edhe 821 persona të prekur deri tani.

Virusi ka prekur kryesisht veriun e Italisë, ku në Milano janë vendosur në karantinë mbi 50 mijë persona. Por raste të të infektuarve janë shfaqur edhe në jug të vendit.