Loading...

Barazia gjinore është një ndër temat që diskutohet më shumë në ditët e sotme. Gratë shikohen si gjinia e dobët dhe ka shumë raste që edhe pse punojnë po aq sa burrat, apo edhe më shumë se ta, ato paguhen më pak.

Sipas taportit Global të Gjinisë se Forumit Ekonomik Botëror 2020 është parashikuar se gratë do të duhet të presin 257 vjet për t’;u paguar njësoj si burrat.

Me dije bëhet se të dhënat nga 153 vende u përdorën për të përcaktuar se si ndahen rrogat krahasimisht për nga gjinia mes burrave dhe grave.

Prej vitesh kanë nisur lëvizje feministe për këtë gjë, por mesa duket nuk është arritur gjë. Ndërkohë që në vendin tonë është akoma edhe më keq sepse vajzat dhe gratë vazhdojnë të shikohen si pronë e burrave.

Dhuna në familje është ndër problemet më shqetësuesë në shoqërinë tonë.

Loading...