Loading...

Luljeta Dollani sërish kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë Gramsh.
Burime për infoelbasani.al bënë me dije se, kryetarja aktuale e bashkisë Luljeta Dollani është ndër emrat potencialë për të rikandiduar si kryebashkiake e Gramshit.
Sipas burimeve të Kryesisë së PS-së në qendër, ajo rezulton më e propozuara nga forumet e bazës socialsite në këtë qytet dhe në njësitë administrative të Gramshit.
Gjatë drejtimit të bashkisë Gramsh në katër vitet e fundit, zj. Dollani u përpoq të bëjë më të mirën për qytetin sa i përket investimeve, punësimit, shërbimeve publike etj.
Gjithashtu ajo gëzon respekt dhe mbështetje në komunitet.

Loading...
Loading...