Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhir në fshatin Xibrakë të Cërrikut.

Viktima, Bukuri Baha, është gjetur pa shenja jete në kasollen e bagëtive nga fëmijët e saj. 45-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës në kushte të thella depresioni.

Mësohet se ajo nuk ishte trajtuar në spitalin psikiatrik dhe e kishin percjellë në shtëpi.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet pët zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Cërrik/ Informacion paraprak

Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.