Loading...

Tërmeti i datës 26 nëntor u mori jetën shumë personave, la të plagosur rreth 1 mijë të tjerë, e ndërsa dëmtoi e shkatërroi plotësisht qindra shtëpi.

Një prej familjeve që fatmirësisht nuk pati humbje në jetë, por vetëm mbeti e pastrehë, është familja Sula. Pas shembjes së shtëpisë familja Sula u strehua në çadrën e emergjencës në Mazës, dhe sot për ta jeta ka rinisur sërish duke lënë pas traumat e tërmetit. Ne jetë ka ardhur sot vajza e tyre Ajsel e cila gëzon shëndet të plotë.

Ajsel erdhi në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, nga duart e arta të mami Rudina Manosopit.

Postimi i Ministres Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës.

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.

Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here