Një tjetër rast me koronavirus është zbuluar në qytetin e Elbasanit duke e çuar në tre numrin e të prekurve, ndërsa burime bëjnë me dije se ai është një 62-vjeçar që që jeton në lahjen “Emin Matraxhiu”, pranë varrezave të Dëshmorëve.

62-vjeçari administrator i një pallati në këtë lagje ka manifestuar temperaturë të lartë dhe vështirësi me frymëmarrjen, ndërsa ka rezultuar pozitiv pasi ka bërë tamponin për COVID 19.

Ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij ka pasur temperaturë të lartë, por testi i parë që ajo ka kryer ka rezultuar negativ, dhe për momentin po qendron në banesën e saj në Elbasan.

Në rast se temperatura do të vijojë, asaj pritet ti bëhet një test i dytë për të konfirmuar në rast se ka koronavirus. Edhe mjekët e kanë thënë se siguria e tamponëve shkon deri në 75% dhe prandaj duhet të bëhen dy të tillë në raste kur ka dyshime të forta.

Çifti nuk ka pasur histori udhëtimi me jashtë vendit. Burri ishte administrator i pallatit dhe dyshohet se e ka marrë virusin brenda në qytet, kur kanë lëvizur për të kryer shërbimet e nevojshme.

Menjëherë është kryer dezinfektimi i pallatit, banesës dhe ambienteve përreth në lagjen ku banonte çifti.

Derimë tani në vendin tonë janë prekur 146 persona nga Covid 19, 23 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që një lajm pozitiv është ai i shërimit të 17 pacientëve, të cilët kanë rezultuar negativ pasi u janë nënshtruar dy testeve, dhe do të qendrojnë për 14 ditë në kushtet e vetëkarantinimit në banesat e tyre.

Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Siç edhe dihet tashmë 5 persona e kanë humbur luftën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë.