Loading...

Gjashtë muaj pasi humbjes që befasoi botën e boksit Anthony Joshua është rikthyer të jetë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda. Britaniku mposhti në ndeshjen e revanshit Andy Ruiz duke rimarë të katër titujt e humbur në qershor.

Anthony Joshua, boksieri britanik, është rikthyer në majën e botës gjashtë muaj pas asaj humbjeje shokuese në qershor kundër Andy Ruiz. Joshua në ndeshjen e revanshit, të zhvilluar në Arabinë Saudite, e ka mposhtur meksikanin falë një strategjie të përsosur. Në fund gjyqtarët i dhanë fitoren më vendim unanim falë pikëve që ishin 118-110, 119-109 dhe 119-109.

Në këtë përballje të shumëpritur anglezi përfitoi nga gjatësia e tij duke mbajtur në distancë Ruiz. Joshua në mundësinë e parë godiste me të majtën, ndërsa nuk lejonte që meksikani të afrohej shumë. Në disa raste britaniku kapi maksimumin, por ato grushte që dukeshin të frikshme Ruiz i përballoi me sukses.

Falë kësaj fitoreje Joshua arriti të rimerte të katër titujt për peshat e rënda në boks. Bëhet fjalë për titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO. Kujtojmë se në qershor e gjithë bota e boksit mbeti e shtangur kur Ruiz mposhti me nokaut boksierin Joshua, i cili deri në atë kohë numëronte zero humbje në karrierë.

Loading...