Loading...

Presidenti Ilir Meta ka anuluar vizitën në Elbasan mbrëmjen e sotme ku kishte parashikuar që të ndiqte nga afër ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit përballë Moldavisë. Ndonëse ishin marrë masat maksimale për të garantuar vizitën e kreut të shtetit, në fund Meta e ka anuluar. Nuk dihen shkaqet, por nisur nga konferenca e pasdites duket se shkak është bërë gjendja shëndetësore.

Presidenti gjatë fjalës së tij në konferencën e jashtëzakonshme të pasdites së sotme për disa momente e pati të vështirë që të flasë. Meta iu drejtua gazetarëve duke u kërkuar ndjesë dhe duke thënë se kohët e fundit nuk ka qenë mirë. “Më falni se kemi qenë edhe pa qejf. Kam qenë pak sëmurë këto javë me thënë të drejtën, por sikur po bëhem pak më mirë” tha Meta.

Loading...
Loading...