Loading...

Është e zakonit tashmë që maturantët ta festojnë mbrëmjen që shënon fundin e tre viteve gjimnaz, duke u dëfryer nën ritmet e muzikës, të veshur shik, të shoqëruar nga vajza me fustane të bukura e makina luksoze.

Në këtë rast nuk kanë bërë përjashtim as maturantët kuksianë të cilët kanë dhënë një shfaqje të vërtetë me “batalionin” e makinave luksoze.

Mbrëmja e djeshme është ndezur nga dritat e bishave luksoze me çmime marramendëse që kanë bërë të gjithë banorët e Kukësit të kthejnë kokën.

Makinat, nuk janë marrë me qira por janë në pronësi të vetë të rinjve.

Loading...
Loading...