Shfaqja e peshkaqenëve në bregdetin shqiptar, është kthyer në një fenomen vitet e fundit.

Së fundmi, një peshkaqen i frikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve ditën e sotme.

Peshkaqeni dhelpër, i cili peshon plot 200 kg dhe është i gjatë 3.3 metra, u kap në afërsi të ishullit të Sazanit.

Ky lloj peshkaqeni asnjëhere nuk rri në afërsi të bregut të detit dhe gjithmonë lundron në 70 metra thellësi.

Sipas specialistëve, peshkaqeni dhelpër, i cili quhet kështu për shkak të formës së veçantë të bishtit, futet në listën e specieve në zhdukje dhe është shumë dinak.