Loading...

Qyteti i Kavajës po përjeton sot një nga ngjarjet më të dhimbshme. Dy djem të rinj, Vilson Cara që sot duhet të festonte 24-vjetorin dhe shoku i tij Gentian Belba, në mesditë do të prehen përjetë në varrezat e qytetit bashkë me një nënë 46-vjeçare, Lumturie Demoriz, goditur nga makina e tyre.

Këtë skenë të përzishme e shoqëron me vajtim nga shtrati i spitalit, vajza e Lumturies, Xhesi Demrozi, e cila mbeti e plagosur rëndë në krah të nënës së saj të ndjerë.

Në foto: E plagosura Xhesi Demrozi.

Pamjet e aksidentit te frikshëm:

Kjo është video e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në Kavajë dhe që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa 'Benz'-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me reklamën e karburantit. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip 'Benz' vjen me shpejtësi duke i marrë përpara. Nga aksidenti vdiq nëna, ndërsa u plagos njëra nga dy vajzat. Pasagjeri Gentjan Belba 23-vjeç humbi jetën në vend, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç.

Gepostet von Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore. am Mittwoch, 15. Mai 2019

Loading...
Loading...