Loading...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat në Elbasan, ku ceku tematika të shumta si ajo e hapjes së negociatave, tërmeti si dhe Reforma Zgjedhore.

“Ky vit hap dekadën e re, në drejtim të mirëqenies për rininë dhe për të gjithë shqiptarët Kam nderin të shpërndaj kartat e reja të anëtaresisë për të rinjtë. Vetëm të rinjtë mund ta çojnë përpara Shqipërinë. Shqipëria sot po kalon një situatë të vështirë. 2019 një nga vitet më të vështira, ku ekonomisë iu shtua dhe tërmeti i 26 nëntorit. Jemi munduar të flasim pak për të mos ngritur kauza politike mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Kryeministri puthte duar qytetarësh ndërsa sot qytetarët vijojnë të jenë rrugëve. Një pjesë e qytetarëve në çadra dhe ato që ishin në hotele po dalin. Kësaj qeverie i mungon përgjegjshmëria por dhe dashuria për qytetarët. Në LSI nga sot angazhohemi për të marrë përsipër përgjegjësitë tona”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej shtoi:

“Rëndësia nuk është te numri i votave apo perfaqësimi në parlament por te përgjegjësia që merr përsipër. Ne si LSI nuk u jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive. Hapja e negociatave përgjegjësi për shqiptarët, fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre. 9 kushtet fillojnë me Reformën Zgjedhore, miratimin dhe më pas implementimin e saj për të tejkaluar krizën. Edi Rama nuk do që të mbyllë Reformën Zgjedhore. Me mbylljen e Reformës Zgjedhore Edi Ramës i vjen hapi i dytë, zgjedhjet. Hapja e negociatave me rëndësi. Nëse nuk hapen negociatat e ardhmja e Shqipërisë vihet në diskutim. Vihet ne diskutim per shkak te largimit te te rinjve nga vendi. 80% e popullsise qe jeton me bujqesi eshte ne kushtet e mbijeteses. Sot shqiptaret nuk kane buke te hane ne shtepite e tyre. Do punojme çdo dite per te ngritur ne kembe vendin tone te cilin e ka shkaterruar Rilindja. Ka shprese sepse ka zgjidhje.”

Loading...