Dy velinat, Kejvina Kthella dhe Belinda Dragoti u bënë shumë të njohura pas paraqitjes së tyre në “Xing me Ermalin”, ku shpeshherë krijonin edhe situata qesharake me moderatorin Ermal Mamaqin apo situata të sikletshme me pyetjet që i drejtonin VIP-ave.

Në mars të këtij viti Kejvina u largua nga “Xing me Ermalin” dhe në vend të saj erdhi një tjetër bukuroshe, Belinda.

Me të dyja vajzat Ermali ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë, por cilën prej tyre ai do më shumë.

I ftuar në emisionin “Treshat”, Ermali mes të dyja zgjodhi Kejvinën.

“Kejvinën e dua shumë. Belinda është një dashuri e re por nuk e kam njohur mirë”, tha moderatori i “Xing me Ermalin”.