Loading...

Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare në të gjithë botën.

Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re, e cila titullohet dhe “Harder”.

Në videoklipin e kësaj kënge ajo është veshur si nuse dhe shkatërron dasmën e saj, pasi kap burrin e saj duke “gjuajtur” me dy dasmore.

Bebe në këtë videoklip është një nuse moderne, por duket dhe pas si e çmendur.

Nga inati ajo dehet merr mikrofonin dhe këndon e kërcen pa u ndalur më pas.

Pritet që kjo këngë të jetë suksesi i radhës i Bebe Rexhës.

Deri më tani kjo këngë është pritur mjaft mirë.

Kujtojmë këtu se këngëtarja kohët e fundit është kritikuar mjaft për shkak të peshës, por ajo ka thënë se ilaçet që pi kundër depresionit i japin shumë oreks.

Loading...
Loading...