Loading...

 

“Të ardhurat nga ky post shkojnë për familjet me vështirësi ekonomike”. Kush është anëtari i këshillit që bën këtë xhest sensibilizues?
4 Gusht, 2019171 0

Një nismë mjaft humane është ndërmarrë nga një i ri i cili është bërë pjesë e Këshillit Bashkiak Prrenjas, në rrethin e Librazhdit.

Rigels Karriqi në një postim në faqen e tij të facebook-ut ka deklaruar se të ardhurat nga ky post i sapo emëruar do të shkojnë për familjet me vështirësi ekonomike.

Postimi i plote:

Suksese Kryetarit te ri dhe Keshillit te ri te Bashkise Prrenjas !!
Miqte e mi virtual dhe ata jo virtual te Prrenjasit, si fillim ju falenderoj pa fund per besimin qe me dhate per te qene Anetar Keshilli !!
Eshte nje nder dhe privilegj i madh qe t’ju perfaqesoj !!

« Dita e mbledhjes se Keshillit « per mua do jete : « NJE DITE PUNE VULLNETARE PER KOMUNITETIN » c’ka do te thote, te ardhurat e mia, qe rrjedhin nga ky funksion do te shkojne per familjet ne veshtiresi ekonomike !!
Edhe Pse do jem student ?‍? jashte shtetit, (per nje kohe jo shume te gjate) me lipset nevoje per te ardhura. Por per komunitetin duhen sakrifica dhe risi ne vendimarrjet tona .

Eshte koha te fillojme te reagojme dhe te bejme te gjithe nga pak dhe sipas mundesive per te miren tone te perbashket !!

Kaq eshte pak, ndoshta e pa mjaftueshme, me shume duhet te bejme !!
Kush ka deshire t’i bashkangjitet nismes, eshte i mirpritur ! -ka deklaruar ai.

/Elbasaninews.al

Loading...