Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë dy të rinj kanë humbur jetën.

Bëhet e ditur se ata janë 26-vjeçari, Arianit Bytyqi dhe 20-vjeçari Gentrit Gallopeni.

Dy të rinjtë ndërruan jetë, pasi ata ranë në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në njoftimin e policisë së Kosovës shkruhej se dy të rinjtë në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë.

Gjithashtu e ditur bëhet se hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra. Së fundmi ka dalë fotoja e humnerës ku janë rrëzuar dy të rinjtë. Gjatë kohës që ata janë munduar të kalojnë ka qenë errësirë.

Në njoftimin e policisë shkruhej:

Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor).’’

ade aksident vdekje djem