Loading...

Kryesia e PS ka diskutuar emër për emër kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe. Gazetarët kanë mundur të sigurojnë disa prej emrave të diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.

Për PS Durrës në garë janë Luan Zaza dhe Ardit Kertusha. Edhe në Vlorë garojnë dy kandidate: Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj.

Drejtimin e PS Elbasan do ta marrë në dorë me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi. Sakaq Eduard Ndreca, Taulant Malshi dhe Florida Cuni janë në garë për të marrë drejtimin e PS Lezhë.

Nuk ka dilema se kush do ta drejtojë PS e Tiranës. Me vendim unanim të Kryesisë, degën më të madhe të kësaj partie do ta drejtojnë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Loading...