Komunikata e policisë për aksidentin me dy të vdekur dhe 8 të plagosur në Gramsh:

Gramsh/ Informacion paraprak Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çekrez tek ish depot e ushtrisë në afërsi të qytetit të Gramshit.
Në një nga kthesat e rrugës Gramsh-Çekrez, automjeti Fuoristradë i drejtuar nga M.Gj 28 vjeç me banim në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në anë të saj.
Për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit dhe një nga pasagjerët. Ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe tetë persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit e Gramshit të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve duke i nisur drejt spitalit të Gramshit.