Loading...

frutat_e_thata_luftojne_infoelbasani

Frutat e thata të zgjasin jetën. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata rregullisht jetojnë më gjatë dhe janë më pak të rrezikuar të preken nga sëmundje vdekjeprurëse, si kanceri, sëmundjet e zemrës etj.

Sipas këtij studimi, konsumimi i rregullt i arrave, gati 30 gramë, në 4­5 ditë të javës i shton njeriut dy vite jetë.

Gratë që konsumojnë një sasi të konsiderueshme frutash të thata dy herë në javë mund të zgjasin jetën e tyre me të njëjtën mënyrë siç ndikon e qeshura.

Nga studimi që kryen kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit, u arrit në përfundimin se femrat të cilat konsumonin nga një lugë arra të thyera për pesë ose më shumë javë kishin më pak rrezik të vuanin nga një sulm zemre, krahasuar me femrat të cilat konsumonin shumë pak arra.

Përveç se ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, frutat e thata parandalojnë edhe kancerin e gjirit dhe në sëmundje të tjera të rrezikshme. Infoelbasani

Loading...