This photo taken on February 12, 2017 shows an H7N9 bird flu patient being treated in a hospital in Wuhan, central China's Hubei province. A number of provinces in China have stepped up efforts to prevent H7N9 avian flu following reports of scattered human cases of the virus, state media reported. / AFP PHOTO / STR / China OUT
Loading...

Është shënuar viktima e parë e një shtetasi amerikan nga koronavirus.

Pensionisti 60-vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin Jinuintan të Wuhan-it, qyteti në të cilin shpërtheu virusi vdekjeprurës, ndërroi jetë të enjten.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë ditën e sotme nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Pekin.

Autoritetet kineze raportuan se të premten u shënua numri më i lartë i viktimave për 24 orë në Kinë, ku humbën jetën 86 persona.

Deri më tani, numri total i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 722, ndërsa të prekur janë konfirmuar 34,546 persona.

Numri më i lartë i vdekjeve dhe të prekurve nga koronavirusi është regjistruar në qytetin Wuhan dhe provincën Hubei, një rajon me afro 60 milion banorë, i cili është izoluar totalisht prej disa javësh, pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Kina ka izoluar qytetinWuhan dhe provincën Hubei, duke bllokuar transportin dhe duke ndaluar njerëzit të largohen.

Në Wuhan dhe Hubei janë dërguar stafe mjekësh të specializuar, të cilët po përpiqen të përcaktojnë nëse pacientët e sëmurë janë infektuar me koronavirus ose me ndonjë sëmundje të zakonshme.

Burimi: WSJ|JOQ Albania

Loading...