Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari është mahnitur nga qytetaria dhe mënyra se si ky qytet po e menaxhon situatën e krijuar nga koronavirusi.
Në kuadër të inspektimeve në gjithë Shqipërinë, e në rastin konkret në qytetet e qarkut të Elbasanit, z. Hajdari ka shkuar në Gramsh dhe është befasuar. Asnjë banor në rrugë, as polici, as ushtri, por vetë qytetarët të ndërgjegjësuar zbatojnë me përpikmëri masat e ndërmarra.
Kjo i ka bërë shumë përshtypje kryeinspektorit që është shprehur se këtu qëndron çelsi për të mos u prekur nga virusi vdekjeprurës dhe se Gramshi duhet të merret shembull.

Ja çfarë ka thënë Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari përmes një video të realizuar në qendër të këtij qyteti:

Ndodhemi në qytetin e Gramshit të nderuar miq, dhe nëse doni të merrni dijeni pse Gramshi nuk ka asnjë të infektuar nga Covidi-19 është pikërisht kjo situatë.
Ora është 3 pa një çerek, pra 14.45 dhe në Gramsh nuk ka asnjë njeri duke lëvizur. Janë të gjithë të mbyllur nëpër shtëpi. Dhe gjëja më e bukur është se nuk ka as polici as ushtri. Dmth nëse ka një qytet të vetedukuar në këtë situatë lufte që jemi, unë e konstatoj gjatë inspektimeve që po bëjmë në qarkun e Elbasanit.
Merrni shembull nga Gramshi sepse ky është çelësi që ju mbron nga virusi vdekjeprurës. Ju përshëndes!
Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari drejton Inspektoriatin e përgjithshëm që ka në varësi inspektoriatet e tjera dhe varet direkt nga Kryeministri Rama.