Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, tha se Bashkia është duke u mbështetur te bizneset për krijimin e pakove me ndihma.

“Mëngjesin e sotëm pati goxha lëvizje në Elbasan, ndoshta qytetarët kishin nevojë që të merrnin bazë ushqimore. Bashkia e Elbasanit që në fillim kur u vendosën kufizimin e lëvizjeve, mori masa për të identifikuar personat që kishin nevojë për ndihmë, kryesisht të komunitetit rom. Po punojmë me organizatat për shpërndarjen e pakove, kemi identifikuar pjesën më të madhe të pensionistëve, që kanë nevojë jo vetëm ndihmë për tiu bërë pazaret, por edhe ato që kanë nevojë për ushqime. Ne kemi rezerva të pakta në Bashki, presim ndihmë nga Rezervat e Shtetit”, u shpreh mes të tjerave Llatja.

Gjatë ditës së sotme pritet që të shpallet dhe plani financiar i qeverisë Rama për parandalimin e pasojave ekonomike te qytetarët dhe tye bizneset për shkak të pandemisë.