Loading...

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja prezantoi para përfaqësuesve të biznesit projektin më të ri të Bashkisë së Elbasanit, i quajtur “Muri i Gjelbër”.
Nga vetë emri, ky projekt ka qëllim të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Elbasan.
“Muri i Gjelbër” është parashikuar të ndërtohet në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik, duke mbjellë pemë përreth kësaj zone.
Mbjellja e pemëve në këtë zonë, sipas ambientalistëve, do të ndikojë ndjeshëm në uljen e nivelit të ndotjes, por edhe si një pengesë natyrale, që ndotja të mos shkojë drejt qytetit.
Kryetari i Bashkisë Z. Llatja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e biznesit për këtë projekt i cili i shërben gjithë qytetit dhe brezave në vijim.
Bizneset do të kontribuojnë me fidanë të cilat më pas do të mbillen në vendin e parashikuar.
Llatja theksoi se përmirësimi i gjendjes së mjedisit është sfidë dhe prioritet i Bashkië së Elbasanit në 4 vitet e ardhshme.
Ai vuri në dukje gjithashtu se mbjellja e pemëve nuk do të fokusohet vetëm në Kombiatin Metalurgjik. Në zonat të cilat kanë qenë pre e erozionit, gjithashtu do të ketë mbjellje, ndërsa pyjet e dëmtuara nga zjarret do të pyllëzohen.
Në këtë projekt Bashkia e Elbasanit është e mbështetur edhe nga institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Këshilli i Qarkut.

Loading...