Loading...

Gjatë tremujorit të parë 2019, lindjet ishte vetëm 37 më shumë nga numri i vdekjeve.

Gjatë tremujorit të parë 2019, lindjet ishte vetëm 37 më shumë nga numri i vdekjeve. Në të njëtin tremujor të një viti më parë, shtesa e popullsisë ishte rreth 400 persona, njoftoi dje INSTAT. Të dhënat e Institutit të Statistikave për tremujorin e parë tregojnë se shtesa e popullsisë ishte më e ulëta të paktën në pesë tremujorët e fundit, duke qenë afër zeros. Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10.1%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.949, duke shënuar një rënie prej 5.7%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe.

Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21.8% dhe qarkun e Shkodrës me 19.4%. Një rritje në përqindje e lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16.1%, Korçë me 1.3% dhe Kukës me 0.4%.

Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11.3% dhe qarku i Elbasanit, me 10.6%. Rritje në përqindje të vdekjeve u regjistrua në qarkun Berat, me 0.3%.

Loading...
Loading...