Loading...

Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismailaj, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç gjatë një konflikti të çastit, teksa të dy ishin nën efektin e alkoolit.

Por, kush është i riu që mbeti viktimë?

29-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë. Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 korrik 2012, ku Ismailaj bashkë me shokun e tij kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive. Gjithashtu, siç raportohet, i riu kishte precedent penal edhe për vjedhje. Gazeta Shqiptare

Loading...