Loading...

Vitet fundit për të mbajtur trupin në formë njerëzit janë të aftë të bëjnë çdo gjë, madje edhe t’u nënshtrohen dietave drastike.

Së fundmi ka filluar të ushqehen me “produkte” që për shumë njerëz konsiderohen të neveritshme. E themi këtë, pasi në shumë dyqane në Europë kanë filluar të shiten insekte të paketuara.

Tashmë në mbarë botën më shumë se dy miliardë njerëz plotësojnë dietën e tyre me insekte si buburrecat dhe krimbat. Madje kjo gjë po vihet re më shumë në Mbretërinë e Bashkuara.

Po ashtu është vënë re se edhe shumë vipa ka filluar të ushqehen me këto “ushqime”. Nga ana tjetër shumë studiues thonë se këto insekte kanë nivel të lartë kalorik dhe kanë shumë pak yndyra.

Gjithashtu ata shprehen se janë mjaft të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm dhe mbajnë edhe trupin në formë. Por duhet guxim sa të mësohesh me idenë se do të hash krimba. Duhet thënë se në shumë markete në Britaninë e Madhe kanë filluar të tregtohen.

Loading...
Loading...