Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Cërrik-Papër te Ura e Zezë.

Sipas burimeve, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me hekurin anësor të rrugës.

Për pasojë, hekuri ka përshkuar mespërmes pjesën e përparme të makinës. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

Loading...