Mbyllet pr një javë banka në Elbasan. Pas marrjes së tamponeve edhe institucioni bankar është mbyllur me vendim bordi. Ndonëse punonjësit refuzuan sot të vinin në punë iu komunikua me insistim të paraqiteshin në punë.

Kujtojmë se ka shkuar ne 8 numri i të infektuarve me Covid 19 në Elbasan. Tre rastet e reja i takojnë së njëjtës famije. Pas marrjes së tamponëve kanë rezultuar pozitiv kryefamiljarja dhe dy vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti ka rezultuar negativ. Me shqetësues këtë rast e bën fakti se gruaja është punonjëse banke, dhe kjo ka bërë që sot t’iu merren tamponët të gjithë kolegëve që punonin me të, dikur te 20 persona.

Sipas burimeve punonjësja e bankës në detyre zv.Drejtore kishte shfaqur simptoma para disa ditësh, ndaj qysh nga data 25 mars ajo nuk shkonte në punë.

Ende është e paqartë nga hetimi epidemiologjik se kush është infektuar i pari në familje shtetësja me iniciale N.M apo dy vajzat e saj përkatësisht të moshës 22 dhe 25 vjec. Nuk përjashtohet as bashkëshorti i cili ndonëse ka rezultuar negativ, mësohet se ka pasur kontakte në qytet edhe me emigrantë për shkak të detyrës pasi është përkthyes.

Gruaja pasi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga diabeti i është drejtuar infektivit në kryeqytet për të marrë ndihmë të specializuar, ndërsa familjarët e saj janë vetëizoluar në banesë qysh një natë më parë.

Punonjësit e bankës mëngjesin e sotëm kanë kundërshtuar të rinisin punën por urdhri ka qënë i prerë. Qysh në orët e para të mëngjesit u krye dezifektimi i institucionit bankar, ndërsa disa orë më vonë mësohet se i janë marrë tamponët të gjithë punonjësve të bankës për të kuptuar nëse janë infektuar me covid 19-të apo .

Po ashtu është kryer dezifektimi i zonës ku jeton familja, hyrjes së pallatit u krye në orët e para të mëngjesit edhe nga bashkia Elbasan.

Sa i takon situatës në qytet policia edhe sot ka kryer kontrolle të qytetarëve nëse janë pajisur ose jo me autorizim, ndonëse nuk mungojnë edhe rastet kur qytetarët kanë dalë për të kryer pagesa edhe pa autorizim.

Fillimi i muajit ka sjellë radhë në banka, postë kjo edhe për shkak të orës së kufizuar që ato punojnë. Pavarësisht se dalin herët radhët i pengojnë të kthehen më herët në shtëpi