Loading...

Një lajm tragjik ka mbërritur nga Berati ku mësohet se dy foshnje 5-muajshe kanë ndërruar jetë.

Mësohet se foshnjet janë binjake ndërsa kanë ndërruar jetë pa mbërritur në spital e ku dyshimet paraprake janë se mund të jenë helmuar me qumështin pluhur.

Foshnjet momentalisht ndodhen në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku po pritet t’iu bëhet ekspertiza për të zbuluar nga çfarë ka ardhur ngjarja tregjike.

Prindërit e tyre, Eduart dhe Merushe Agalliu janë shprehur se foshnjet nuk kanë pasur probleme shëndetësore.

Loading...