Loading...

Thirrjes për ndihmë për t’ju bashkuar Shqipërisë në këto ditë të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntor i’u përgjigj edhe Rumania, e cila dërgoi forcat e veta për kërkim-shpëtimit. Pas disa ditë qëndrimi në vendin tonë, ku dhanë kontributin e tyre, forcat e kërkim-shpëtimit rumun janë larguar sot nga Shqipëria.

Ambasada e Rumanisë në Tiranë në bashkëpunim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla organizuan sot një ceremoni në bazën ajrore në Rinas për përcjelljen e 52 forcave të ermergjencës.

Numri dy i PS-së, Balla në fjalën e tij falenderoi Rumaninë dhe forcat e emergjencës për profesionalizimin dhe kontributin e çmuar që dhanë në operacionet e kërkim-shpëtimin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Solidariteti vijon! Rumania vazhdon asistencën për Shqipërinë në përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit😢. Dy avionë ushtarakë u nisën sot nga Bukureshti për të sjellë çadra dimërore dhe pajisje të tjera për familjet, banesat e të cilëve janë të shkatërruara ose të pabanueshme. Gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe një autokolonë tokësore me materiale ndihmëse. Gjithashttu Qeveria e Rumanisë do të dërgojë një grup prej 15 inxhinierësh-ekspertësh që do të vlerësojnë gjendjen sizmike për çdo ndërtesë, bashkë me grupet tona të ngritura tashmë.

https://gov.ro/ro/media/comunicate/romania-continua-acordarea-asistentei-umanitare-albaniei&page=1?

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here