Loading...

Një lëkundje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se lëkundja është ndjerë në orën 01:40 të mëngjesit dhe ishte me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.

Epiqendra ishte në Bubq të Fushë-Krujës, ndërsa thellësi ishte 34 km.

Këto pas lëkundje janë cilësuar si normale nga sizmiliogët, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Që prej tërmetit të 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh të tjerë, të një magnitude më të vogël, por që shkaktojnë panik te qytetarët, që iu rikthehen imazhet e asaj nate të tmerrshme që la pas 51 viktima.

Loading...