Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Librazhd, ku një 10-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një kapsolle.

Nuk dihen ende detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se 10 vjeçari është djali i drejtorit të OSHEE-së për Librazhdin, Behar Terziu. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit, ndërsa nuk dihet sesi e ka siguruar 10-vjeçari lëndën plasëse.

I mituri është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, pasi ka marrë plagë të shumta në duar dhe në fytyrë. Burime konfidenicale bëjnë me dije se 10-vjeçarin ka humbur gishtat dhe rrezikon njërin sy.